18 Maj 2024

Marrëveshje bashkëpunimi në mes DSHBA dhe dhe Ministrisë së FSK-së

Prishtinë, 8 maj - Ministri për ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës(MFSK), Agim Çeku dhe Zëvendës Ambasadorja e ShBA-ve, në Republikën e Kosovës, Jennifer Bachus, në ambientet e Ministrisë, nënshkruan Marrëveshje bashkëpunimi në mes të Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Departamentit të Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kjo Marrëveshje ka për qëllim krijimin e kushteve themelore dhe procedurave tjera për të lehtësuar ofrimin reciprok të mbështetjes logjistike, furnizimeve, dhe shërbimeve të tjera, kryesisht gjatë ushtrimeve të kombinuara, trajnimeve, dërgimit-dislokimit të trupave, transportit detar, operacioneve, por edhe në rastet e tjera të bashkëpunimit si në rrethana të paparashikuara ose urgjencave në të cilat njëra prej Palëve mund të ketë nevojë për mbështetje logjistike, furnizime, dhe Shërbime.


Gjatë takimit, të dy palët janë pajtuar që në kuadër të bashkëpunimit në mes të Departamentit të Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës të vazhdojnë bashkëpunimin përmes kësaj Marrëveshje për furnizim dhe shërbime të ndërsjella në mes të Departamentit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Mbështetja logjistike, furnizimi dhe ofrimi i shërbimeve, sipas kësaj Marrëveshje, do të bëhet në përputhje me rregullat ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare.

Marrëveshja ka përcaktuar kushtet në bazë të të cilave të dyja palët do t’i realizojnë të drejtat dhe do t’i përmbushin detyrimet/obligimet e tyre, ku secila palë do të bëjë përpjekjet e saj, në përputhje me prioritetet kombëtare, për të përmbushur kërkesat e palës tjetër.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)