02 Maj 2024

Marrëveshja ushtarake Shqipëri-Kosovë shqetëson Serbinë

Beograd, 3 korrik - Marrëveshja ushtarake mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës shihet me shqetësim nga autoritet serbe.

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar dje se marrëveshja ushtarake mes Kosovës dhe Shqipërisë paraqet një problem serioz.

Vuçiç ka thënë se Serbia po punon që të mbrojë qytetarët e saj dhe se për këtë çështje duhet të bisedojë me Bashkimin Evropian dhe me partnerët e tjerë ndërkombëtarë, por nuk guxon që vetes t’i shkaktojë probleme në planin ndërkombëtar.

\"Na duhet të mbrojmë popullin tonë, por pa i shkaktuar asnjë problem Serbisë në planin ndërkombëtar\", citon ‘Telegrafi’ të ketë thënë Vuçiç.

Marrëveshja për bashkëpunim ushtarak mes dy vendeve është nënshkruar të hënën në Prishtinë mes ministrit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çekut dhe ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, Arben Imami.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)