16 Janar 2025

Marrëveshja e Brukselit nuk ka sjellë shuarjen e strukturave paralele

Prishtinë, 13 shtator - Sipas raportit të GAP, Marrëveshja e Brukselit e 19 prillit 2013 ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që i referohet kryesisht veriut të Kosovës, nuk ka sjellë edhe shuarjen e strukturave paralele të qeverisjes në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicën e Veriut.

Bekim Salihu, hulumtues në GAP gjatë prezantimit të raportit ka thënë së kryetarët e komunave Leposaviq, Zhubin Potok dhe Zveçan ushtrojnë funksione të dyfishta.

Ata sipas tij janë zgjedhur kryetar nga zgjedhjet lokale të Kosovës, paguhen nga buxheti i Kosovës dhe në të njëjtën kohë kanë pranuar funksione nga Qeveria e Serbisë për t’i udhëhequr me strukturat paralele. Komunat paralele në veriun e Kosovës quhen “Organe të Përkohshme Administrative.

\"Këto organe nxjerrin vendime për sektorin e arsimit, administratës, shëndetësisë, urbanizimit, shërbimeve publike si dhe për sport dhe kulturë. Kryetarët që kanë dal nga zgjedhjet lokale të Kosovës qëndrojnë në objektet e komunave paralele dhe nuk pranojnë të identifikohen me ndonjë shenjë apo simbol të shtetit të Kosovës”, ka theksuar Salihu.

Ai ka shtuar me tutje se Qeveria e Kosovës nuk ka nxjerr asnjë vendim në lidhje me shuarjen apo transformimin e Zyrës Administrative të Mitrovicës së Veriut.

Kjo zyre sipas tij ishte paraparë të funksionojë vetëm deri në formimin e Komunës së Mitrovicës së Veriut. Kjo zyre aktualisht nuk ushtron asnjë funksion, ndonëse 69 persona mbesin të punësuar dhe tërheqin pagë si  shërbyes civil.  

\"Për 2015,  komunat në veri kanë në dispozicion nga Buxheti i Republikës së Kosovës 10.8 milionë euro. Prej kësaj shume mbi 6.2 milionë euro janë paraparë të shpenzohen për paga. Në katër komunat e veriut të Kosovës në nivel lokal figurojnë 1,730 persona që tërheqin pagë nga buxheti i Kosovës\", ka pohuat Salihu.

Numri më i madh i atyre është në Komunën e  Mitrovicës së Veriut, 747 persona. Pjesa më e madhe e këtij stafi tërheq nga dy paga për punën e njëjtë që bëjnë, njërën pagë e paguan buxheti i Kosovës dhe një pagë e tërheqin nga Qeveria e Serbisë.

Përveç kësaj, për këto komuna është formuar edhe “Fondi Zhvillimor për Veriun”, i cili mbushet kryesisht nga të hyrat doganore nga pika 1 dhe 31 (Bernjak dhe Jarinjë). Nga janari 2014 deri në gjysmën e dytë të muajit korrik 2015 në ketë Fond janë derdhur 6.5 milionë euro.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)