Marnhac: Dhuna në veri e papranueshme
Prishtinë, 8 nëntor - Shefi i EULEX-it, Xavier de Marnhac, ka deklaruar se aktet e dhunës në veri të Kosovës janë të papranueshme dhe se të njëjtat do të hetohen dhe procedohen nga ana këtij misioni.
Këto janë disa vlerësime që janë të përfshira në raportin e Marnhacut për seancën e Këshillit të Sigurimit të 29 nëntorit kushtuar Kosovës, raporton rtv21.
Marnhac ka theksuar se EULEX-i në veri, në kalimet kufitare, do të mbajë prani të fuqishme policore dhe se do të vazhdojë me patrullimet aty ky fizikisht do të jetë e mundur si dhe të vazhdojë hetimet lidhur me djegien e pikave kufitare dhe incidenteve që kanë ndodhur.