28 Prill 2024

Marnhac dhe Zbogar dënojnë fuqishëm të shtënat në veri

Prishtinë, 7 shtator - Shefi i EULEX-it, Xavier de Marnhac dhe Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së, Samuel Zbogar Përfaqësuesi i Posacëm i BE-dënuan fuqishëm incidentin me të shtëna sot në veri të Kosovës.

Një pjesëtar i policisë së Kosovës është lënduar lehtë dhe një automjet i policisë së Kosovës dhe një automjet i EULEX-it kanë pësuar dëme. Një numër personash të armatosur janë shfaqur në rrugën mes Zupçes dhe Zubin Potokut sot në mëngjes. Ata kanë hapur zjarr kundër dy automjeteve.

“Një pjesëtar i policisë së Kosovës është lënduar. Personat përgjegjës duhet të sillen para drejtësisë sa më shpejt. U bëj thirrje të gjithë atyre që mund të kenë informacion në lidhje me këtë incident që të kontaktojnë policinë,” tha Xavier de Marnhac.

“Unë e dënoj këtë akt dhune. Jetë njerëzish janë vënë në rrezik. Kjo tregon dhe përforcon nevojën për më shumë sundim ligji në këtë të Kosovës. Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së dhe EULEX-i do të vazhdojnë të punojnë së bashku për këtë,” tha Samuel Zbogar.

Një numër oficerësh policie të EULEX-it kanë qenë duke udhëtuar për në Zubin Potok për të kryer detyrat e tyre të zakonshme në stacionin e policisë kur ka ndodhur sulmi. Automjeti i policisë së Kosovës ka qenë duke i shoqëruar ata.

Hetimet kanë filluar.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)