Markus Bentler, takohet me Oliver Ivanovic
Mitrovicë, 27 shkurt - Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Lejtnant Markus Bentler është takuar me Sekretarin shtetëror serb për Kosovën, Oliver Ivanovic, në Mitrovicë për të shkëmbyer pikëpamjet mbi situatën aktuale të sigurisë.
KOMKFOR-i tha se situata e sigurisë në Kosovë është e qetë dhe stabile. Ai informoi mbi përshtatjen aktuale të numrit të trupave në terren, e cila është shenjë e besimit në kapacitetet dhe përgjegjësitë vendore.
Në mënyrë që të mbajë nivelin e lartë të fleksibilitetit dhe aftësisë për të reaguar ndaj çfarëdo kërcënimi të ambientit të qetë e sigurtë, KFOR-i rregullisht ka zhvilluar ushtrime në të gjitha pjesët e Kosovës. Ai siguroi se në procesin e përshtatjes së trupave, nuk do të merren hapa të nxituar apo të papërgjegjshëm si dhe nuk do të ketë vakuum të sigurisë në Kosovë.
Sa i përket mborjtjes dhe ruajtjes së trashigimisë kulturore dhe religjioze në Kosovë, KOMKFOR-i informoi se KFOR-i është duke vazhduar ti mbrojë këto zona të çmuara. Ai gjithashtu sqaroi se një prej elementeve kyqe të misionit të KFOR-it është ti forcojë institucionet vendore të sigurisë në mënyrë që ato ti marrin përsipër detyrat e sigurisë në vazhdimësi në përputhje me aftësitë e tyre të dëshmuara.
Kjo do të mundësojë zotërim më të madh vendor, përderisa ambienti i qetë e sigurtë do të ruhet. KFOR-i është duke vlerësuar me kujdes transferimin e mundshëm të përgjegjësive të mbrojtjes për këto zona tek Policia e Kosovës.
Edhe pas dorëzimit të tillë, për të cilin KFOR-i do të informojë me kohë, KFOR-i do të mbesë përgjegjës për ambient të qetë e sigurtë përreth zonave. KOMKFOR-i theksoi se ai ka pasur marrëdhënie shumë të mira me përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe ka komunikuar rregullisht me ata.
KOMKFOR-i shprehu keqardhje për incidentet e fundit ndëretnike dhe tha se KFOR-i mundohet të promovojë tolerancë ndërmjet të gjitha komuniteteve në Kosovë. Përgjatë viteve, është arritur përparim i mirë por ende ka punë për tu bërë. KFOR-i përkrahë kthimin e refugjatëve dhe në mënyrë që të lehtësojë këtë do të rritë praninë e vet në enklava të ndryshme.