Maria Bamieh fiton betejën e parë
Bruksel, 12 dhjetor - Maria Bamieh ka fituar betejën e parë në ballafaqim me EULEX-in.
Ombudspersoni evropian i ka dhënë të drejtë pas një hetimi që ka zhvilluar, shkruan sot Koha Ditore.
Ka gjetur shumë shkelje. Madje, ka zbuluar se një dokument denoncues kundër kryeprokurores së EULEX-it, Jaroslava Navotna, dhe ish-kryetarit të Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, Francesco Florit, është zhdukur brenda misionit.
Një dokument që ka publikuar javën e kaluar rreth mënyrës sesi Shërbimi i Veprimit të Jashtëm Evropian (EEAS) menaxhon dyshimet për parregullsi serioze, përfshirë Misionin e Sundimit të Rendit të BE-së në Kosovë, ka konstatuar këto sjellje shkelëse të EULEX-it.
/Koha Ditore/