Maqedonia liron Gafurr Dugollin
Pas lirimit të tij ai dha një deklaratë për media ku ka thënë se falënderon ambasadorin e Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysen, si dhe të gjithë akterët politikë shqiptarë për lirimin e tij, duke shtuar se nuk është keqtrajtuar nga Policia, por theksoi se kushtet në burg janë të tmerrshme.
Ai u bëri apel të gjithë shqiptarëve në Maqedonisë që të jenë më të bashkuar se kurrë.
Pas lirimit ai ishte u shoqërua nga ministrat e BDI-së, zëvendëskryeministri Musa Xhaferri, ministri i Drejtësisë Adnan Jashari, zëvendësministri i MPB-së, Zemri Qamili, pastaj nga Nevzat Bejta, Izet Mexhiti dhe zyrtarë të tjerë të kësaj partie.
Arrestimi ishte bërë me urdhër të INTERPOL-it sipas kërkesës së Policisë së Serbisë, me akuzë se është i kërkuar për krime lufte, gjatë kohës kur zoti Dugolli ka qenë pjesëtarë i UÇK-së.