Maqedonia e Kosova se shpejti me vendkalim te ri kufitar
Shkup, 19 janar - Qeveria e Maqedonisë në seancën e fundit i ka dhënë dritë jeshile nënshkrimit të marrëveshjes mes qeverisë së Kosovës dhe Maqedonisë për hapjen e vendkalimit kufitar Bellanoc Stançiç, që lidh dyja vendet.
Zëdhënësi i qeverisë së Maqedonisë, Muhamet Hoxha deklaroi se, me këtë rast konfirmohen marrëdhëniet e mira ndërfiqinjësore dhe njëherësh thellohet bashkëpunimi me shtetin fqinj.
Ky vendkalim do jetë i dedikuar për komunikacion rrugor ndërkombëtarë dhe të dyja vendet obligohen që të ndërtojnë infrastrukturën rrugore deri në pikën e vendkalimit.\"
\"Për nënshkrimin e kësaj marrëveshje Qeveria ka autorizuar ministren e brendshme Gordana Jankullovska. Pas nënshkrimit kjo marrëveshje do të ratifikohet nga të dyja vendet që të bëhet e plotfuqishme, deklaroi Hoxha.
Më marrëveshjen në fjalë obligohen të dy vendet që të ndërtojnë infrastrukturën rrugore deri në pikën kufitare.