13 Janar 2025

Maqedonia dhe Kosova të gatshme për bashkëpunim në luftimin e krimit

Shkup, 18 nëntor – Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha sot ka qëndruar në vizitë zyrtare në Maqedoni, ku ka zhvilluar takime me prokurorin Publik, Marko Zvrlevsi, zëvendëskryeministrin Musa Xhaferi dhe ministrin e Drejtësisë, Adnan Jashari.

U.d. i Kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha, gjatë vizitës që ka zhvilluar në Republikën e Maqedonisë ishte i shoqëruar nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa.

Hoxha me kryeprokurorin maqedonas kanë biseduar për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit në mes të dy prokurorive me qëllim të luftimit të krimit të organizuar dhe krimit në përgjithësi.

Në kuadër të thellimit të bashkëpunimit, të dy kryeprokurorët u pajtuan që në një të ardhme të afërt të nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi në mes të prokurorive të dy shteteve, me qëllim, siç thanë ata, të lehtësimit të procedurave gjatë bashkëpunimit në luftë kundër krimeve në përgjithësi.

Po ashtu, gjatë këtij takimi dy kryeprokurorët u pajtuan për një koordinim më të mirë ndërkufitar në mes të dy prokurorive me qëllim të një efikasiteti më të madh në luftë kundër krimit të organizuar dhe veprave tjera penale.

Temë tjetër e takimit ishte edhe shkëmbimi i përvojave me qëllim të plotësimit të kushteve për integrim në Bashkimin Evropian.

Gjatë kësaj vizite u.d. kryeprokurori Hoxha u pritë në takime të veçanta edhe nga zëvendëskryeministri Musa Xhaferi dhe ministri i Drejtësisë, Adnan Jashari.
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)