22 Dhjetor 2024

Maqedoni, një në tre familje posedon armë zjarri

Shkup, 11 maj - Një në tre familje maqedonase mesatarisht posedon një armë zjarri në shtëpi.

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të aksionit kundër dhunës me armë, organizata joqeveritare “CIVIL” bën të ditur se janë me mijëra armë në duart e qytetarëve dhe që paraqesin rrezik.

“Sipas një statistike të vitit 2003, në Maqedoni ka rreth 110 mijë e deri në 170 mijë armë ilegale. Nëse kësaj shifre i shtohen edhe 70 mijë copë armë me leje, atëherë çdo e treta familje në Maqedoni posedon armë”, ka theksuar kryetari i “CIVIL”, Xhabir Deralla, duke i bërë thrrje qytetarëve dhe institucioneve që të rrisin vetëdijen lidhur me këtë problem që kërcënon jetën e përditshme.

Autoritetet maqedonase kanë paralajmëruar një aksion të ri për grumbullimin e armëve të paligjshme, aksion i cili ka marrë mbështetjen edhe të disa organizatave ndërkombëtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)