02 Maj 2024

Maqedoni: Gjenden pesë persona të vrarë

Shkup, 13 prill - Pesë persona janë gjetur të vdekur në afërsi të Shkupit, ndërsa trupat e tyre të pajetë janë zbuluar ndërmjet të enjtes dhe të premtes, ka kumtuar policia e Maqedonisë.

Ata janë vrarë me armë zjarri. Raportohet se 4 nga të vrarët janë nga mosha 18 deri 20 vjeç, kurse viktima e pestë, 44 vjeç - që të gjithë të përkatësisë etnike maqedonase.

Në lagjen Radishan të Shkupit, banorët janë tubuar për të protestuar ndaj kësaj vrasjeje të pesëfishtë. Katër nga viktimat ishin banorë të kësaj lagjeje.

Autoritetet e rendit ende nuk kanë dhënë informacione për motivet e mundshme të kësaj vepre dhe as nuk e kanë kumtuar identitetin e viktimave. Trupat e pajetë janë gjetur afër dy veturave. 


Ministria e Brendshme e Maqedonisë ka dalë pak minua më parë më një komunikatë zyrtare në lidhje me vrasjen e pesë të personave. Ministria jep detaje mbi mënyrë sesi janë vrarë personat, por nuk jep të dhëna mbi motivet.

"Më 12.04. 2012, rreth orës 22.30 nga ana e peshkatarëve në afërsi të liqenit tek fshati Smilkovc janë gjetur pesë trupa të pajetë. Në vendin e ngjarjes janë regjistruar gëzhoja të armëve të zjarrit, gjurmë gjaku si dhe plagë të dukshme nëpër trupin e viktimave. Për ngjarjen është informuar Gjykatësi hetues dhe prokurori publik, me urdhër të të cilëve trupat e pajetë janë dorëzuar për obduksion", thuhet në njoftimin e MPB lëshuar për mediat.

Më tej, në komunikatë nënvizohet se, sipas njohurive të para, katër personat janë në moshën rreth të 20-ve, ndërsa njëri nga viktimat rreth 40 vjet.

“Nga ana e policisë së në Shkup po vijojnë masat për vërtetimin e identitetit të personave të vrarë, motivet dhe zbardhja e plotë e vrasjes", thuhet nga MPB, duke paralajmëruar detaje plotësuese pas kryerjes së ekspertizës nga organet hetuese.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)