Manovrat ushtarake SHBA-Kore e Jugut rrisin tensionet
Seul, 28 nëntor - Gadishulli Korean karakterizohet nga tensione të larta, teksa Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur manovrat epërbashkëta ushtarake, pesë ditë pasi Koreja e veriut bombardoi një ishull koreanojugor
.
Rezidentët e ishullit Yeonpyeong, u udhëzuan për në strehimore të dielën pasi bombardime të reja u dëgjuan. Seli u kërkoi gjithashtu edhe gazetarëve të linin ishullin.
Kina, aleate e Veriut, i ka premtuar Presidentit të Koresë së Veriut se do përpiqet të parandalojë përkeqësimin e situatës.
Manovrash ushtarake të përbashkëta, me angazhimin e një avionmbajtëse amerikane, nisën sot në orën lokale 08:00\'\', theksoi shefi i shtabit të përgjithshëm koreanojugor, duke shtuar se këto manovra do të zgjasin katër ditë.
Teksa Uashingtoni i cilëson këto manovra si \'\'një demonstrim force për të rritur masat kundër Koresë së Veriut\'\', Pheniani i cilëson si një provokim ushtarak të patolerueshëm\'\'.
Gjatë një komunikate për shtyp, Koreja e Veriut paralajmëroi se nëse SHBA-ja ka sjellë avionmbajtësen e tyre në Detin e Verdhë, askush nuk mund t\'i parashikojë pasojat\'\'.