Manipuluesit e votave, dënohen me burg 6 anëtarët e komisionit

Prishtinë, 23 qershor - Gjashtë anëtarë dhe kryetarja e komisionit zgjedhor, në qendrën e votimit në Koshare të Ferizajt në Kosovë, janë dënuar nga gjykata me 44 muaj burg me kusht.
Gjykata e Ferizajt ka shpallur fajtor 6 anëtarët e komisionit të cilët kanë ndryshuar rezultatin e votimit në formularin e të dhënave në vendvotimin numër 2514D/01R.
Gjykata ka dënuar me 8 muaj burg kryetaren e komisionin ndërsa gjashtë anëtarët e tjerë të komisionit janë dënuar me nga 6 muaj burg.