14 Janar 2025

Manifestohet Dita Evropiane e numrit 112

Prishtinë, 9 shkurt - Me rastin e Ditës ndërkombëtare të numrit emergjent unik 112, Agjencia për Menaxhim Emergjent e Ministrisë së Punëve të Brendshme në bashkëpunim me UNDP-në, kanë organizuar manifestimin publik në komunën e Prishtinës.

Në këtë manifestim, i cili u mbajt në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë kanë qenë të përfshirë Policia e Kosovës, Njësitë Profesionale Zjarrfikëse dhe Shpëtimit, Shërbimi Urgjent dhe Kryqi i Kuq.

Mahir Hasani, koordinator i Qendrës Operative Emergjente-112, tha se ky numër është numër evropian dhe funksionon edhe në Kosovë që nga viti 2002.

“Ky numër funksionon 24 orë pandërprerë dhe i shërben qytetarëve të Republikës se Kosovës për ofrimin e ndihmës në rastet e emergjencave të ndryshme, të çfarëdo natyre qofshin ato”, tha z. Hasani.

Me këtë rast ai falënderoi misionin e UNDP-së për mbështetjen e vazhdueshme për projekte me rëndësi për qytetarët. Manifestimet e tilla do të vazhdojnë edhe në komunën e Gjilanit dhe Zveçanit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)