Manifestimet për Isa Boletinin me moton "Prapë, na erdhi Baca Isë"
Prishtinë, 2 qershor - Në takimin e sotëm të Këshillit Organizativ për organizimin e ceremonisë së rivarrimit të eshtrave të Heroit Kombëtar Isa Boletini, u shqyrtuan të gjitha përgatitjet e deri tashme, të bëra në nivel lokal, qendrorë dhe të aktiviteteve shkencore.
Nga të pranishmit u aprovua dhe motoja e manifestimit të rivarrimit të Heroit Kombëtar Isa Boletini. Manifestimi do të mbahet nën moton, ʺPrapë, na erdhi Baca Isëʺ.
Nga të pranishmit u raportuan aktivitet veç e veç, duke i zbërthyer detyrat dhe obligimet deri ne detale, sipas skenarit të përgjithshëm të organizimit të manifestimit. Ceremonia qendrore do të mbahet me 10 qershor 2015, në stadiumin ʺAdem Jashariʺ të qytetit të Mitrovicës.
Vargu i aktiviteteve të manifestimit të rivarrimit të Heroit Kombëtar Isa Boletini, do të fillojë me 5 qershor 2015, me mbajtjen e konferencës shkencore, të organizuar nga Instituti i Historisë nga Prishtina, Instituti i Historisë nga Tirana dhe Instituti për Trashëgimi Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve nga Shkupi, me titull, ʺIsa Boletini në Lëvizjen kombëtare shqiptareʺ.
Opinioni publik dhe mediat, me kohë do të jenë të informuara për detajet e agjendës dhe përgatitjet që do të zhvillohen në ditët në vazhdim.