Manastir, konferencë e NATO-s, Kosova nuk ftohet
Manastir, 31 maj - Në Manastir të Maqedonisë po zhvillon punimet konferenca për integrimin e rajonit në NATO.
Në këtë konferencë dyditore marrin pjesë ministrat e mbrojtjes së Shqipërisë, Kroacisë, Sllovenisë dhe Turqisë si dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, Bosnjë - Heregovinës dhe Malit te Zi.
Në listën e pjesemarrësve nuk figuron Kosova. Mikpritës i takimit është ministri maqedonas i Mbrojtjes, Zoran Konjanovski.
Temë kryesore e konferencës është rëndësia e integrimit të vendeve të rajonit në NATO, si dhe perspektiva rajonale.
Maqedonia e vlerëson shumë të rëndësishëm një sensibilizim rajonal për integrimin në NATO, për shkak të vetos greke që ka bllokuar këtë proces pas mosmarrëveshjeve mes dy vendeve lidhur me emrin.