Maloku: Ligji për FSK-në duhet ndryshuar
Prishtinë, 11 korrik - Njohësi i çështjeve ushtarake, Naim Maloku, pas vlerësimit të NATO-s ka kërkuar nga institucionet shtetërore të fillojnë ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për FSK-në.
Ligji për FSK-në është miratuar në vitin 2008. Ai kufizim ligjor ka kaluar. Tani mendoj se duhet të bëhen plotësime dhe ndryshime në Ligjin për FSK-në në mënyrë që kësaj force ti vazhdohet mandati konform zhvillimeve që janë brenda në Kosovë dhe jashtë saj, ka thënë ai për Epokën e re.