Maloku: Gjykata ka dashur ti provokojë "Grupin e Drenicës'
Prishtinë, 21 maj - Njohësi i çështjeve të sigurisë, e ka quajtur të gabuar vendimin e gjykatës për transferimin nga QKUK të Grupit të Drenicës, për në burgun në veri të Mitrovicës shkruan gazeta Tribuna.
Sipas tij, me këtë vendim gjykata ka dashur ti provokojë të burgosurit, por edhe shoqatat e luftës së UÇK-së.
Ka pasur vende boll ku kanë mundur ti dërgojnë, siç është burgu i sigurisë së lartë në Gërdovc. Në këtë burg edhe kushtet janë më të mira. Pse është dashur ti dërgojnë në veri? Nëse ka pasur dyshime se ata po e keqpërdorin QKUK-në, kanë pasur mundësi ti dërgojnë në Gërdovc, ka thënë Maloku.
Pavarësisht kësaj, mendon Maloku, dikush duhet të japë përgjegjësi për arratisjen që ndodhi në QKUK.
Çdo arratisje që ndodh, duhet të thirren në përgjegjësi organet e Shërbimit Korrektues të Kosovës, sepse është mospërgjegjësi dhe moskryerje të detyrave të personelit ashtu siç e kanë pasur për obligim në bazë të rendit dhe ligjit. Për këtë duhet të përgjigjen njerëzit që e kanë në kompetencë këtë.
/Tribuna/