Maloku: AKI-ja nuk ka të drejtë ti verifikojë deputetët
Asnjë shërbim sekret në botën demokratike, në këtë rast as AKI-ja, nuk ka të drejtë dhe mandat ti verifikojë deputetët të cilët janë të zgjedhur me votën e qytetarëve. Për të qenë më i qartë, AKI-ja nuk ka të drejtë ta verifikojë as edhe kryetarin e një fshati i cili është i zgjedhur me votën e qytetarëve të atij fshati, është shprehur Maloku në një intervistë për gazetën "Epoka e re".