16 Janar 2025

Malishevasit protestojnë sot kundër Demarkacionit dhe Asociacionit

Malishevë, 17 dhjetor - Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën kanë vlerësuar se qytetarët e Malishevës nuk pajtohen me kthimin e Serbisë brenda Kosovës e as me faljen e mbi 8 mijë hektarëve tokë Malit të Zi.

Për këtë sipas tyre ata do të manifestojmë sot bashkë, të shumtë në numër dhe të vendosur në qëndrimin që marrëveshjet për këto çështje duhet të tërhiqen.

\"Malisheva ka treguar edhe më herët që del në mbrojtje të Republikës, kërkon çlirim dhe nuk mund të rrijë e qetë kur vendi kërcënohet si në këtë situatë nga këto marrëveshje shumë të dëmshmë.\" 

\"Projekti i “Zajednicës” që e gjymton Kosovën dhe marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi që e copëton territorin e Republikës përbëjnë alarm për të gjithë ne\".

Prandaj ata do të mblidhen sot në Manifestimin për Republikën, në sheshin e Dëshmorëve në Malishevë, në orën 13:00 takohen për të shprehur vullnetin tonë: kundër marrëveshjeve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)