14 Janar 2025

Malisheva sot proteston kundër Jabllanoviqit e në mbrojtje te Trepçës

Malishevë, 22 janar - Sot mbi 2 mijë qytetarë morën pjesë në protestën e organizuar në Malishevë, kundër deklaratave fyese të Ministrit për Komunitete dhe Kthim Aleksandër Jabllanoviq, si dhe në mbrojtje të Trepçës.

Marshi protestues filloj nga shkollat e mesme te cilave iu prinin nexenesit e ketyre shkollave per tiu bashkuar mepastaj turmes protestuese ne shehsin e deshmoreve ne Malishevë.

Mases protestuese iu drejtua Maliq Kryeziu nga shoqata për të pagjeturit “Kujtesa”. Ai tha se fyerjet e Jabllanoviqit nuk duhët toleruar dhe se qeveria duhët të marrë masa urgjente për shkarkimin e tij. Kryeziu tha se qytetarët e Malishevës do ti dalin në mbrojtje nënave gjakovare dhe minatorëve të Trepçës dhe se nuk do tolerohet asnjë fyerje dhe asnjë cënim i intersave qytetare dhe kombëtare.

Fjalën më pas e mori Enver Hoti Kryesues i Kuvendit Komunal i cili tha se fyerjet e Listës serbe dhe Jabllanoviqit duhët te ndalen sa më parë, Shteti duhët ti zmbraps dhe disiplinoj Listën Serbe. Kurse për grevën e minatorëve Hoti tha se Malisheva i del në përkrahje minatorëve dhe kërkesave të tyre pasi që Trepça është ndërmarrja kryesore e Kosovës dhe aty mbrohet Kosova. Ai ftoi të gjithë qytetarët e Malishevës që në mënyrë sa më masive ti bashkangjiten protestës të së shtunës në Prishtinë duke thënë se nisja e organizuar bëhet para Komunës së Malishevës ku janë siguruar autobus.

Nga folësi Maliq Kryeziu u falenderuan qytetarët për pjesëmarrje duke i njoftuar ata me shoqatat dhe subjektet organizatore ku siç tha ai vetëm LDK-ja nuk ka pranuar të marrë pjesë.

Në protestë morën pjesë edhe Kryetari i Komunës së Malishevës Ragip Begaj, si dhe Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri /MalishevaPress

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)