Malisheva bashkë në kundërshtimin e marrëveshjeve të dëmshme
Malishevë, 17 dhjetor - Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën kanë vlerësuar se Qytetarët e Malishevës i janë përgjigjur në mënyrë masive manifestimit të organizuar nga Opozita e Bashkuar.
Pjesëmarrja sipas tyre në këtë manifestim e konfirmon vullnetin qytetar që është kundër këtyre marrëveshjeve të cilat janë nënshkruar në dëm të Republikës së Kosovës.
Në këtë tubim folën të tre kryetarët e subjekteve opozitare: kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! Visar Ymeri, ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj dhe i NISMËS për Kosovën Fatmir Limaj.
Poashtu, qytetarëve të mbledhur tek sheshi i dëshmorëve i janë drejtuar edhe tre kryetarët e degëve të subjekteve opozitare në këtë qytet.
Gjatë fjalëve të tyre u tha se Serbia nuk mund të kthehet në Kosovë dhe për këtë nuk do të lejohet që të kalojë marrëveshja për Zajednicën.
Poashtu, nuk ka asnjë gatishmëri që ti falën 8 mijë hektarë tokë Malit të Zi. Për këtë Malisheva sot u bë bashkë. Marrëveshjet nuk do të kalojnë. Ato do të tërhiqen.