16 Janar 2025

Mali i Zi i gatshëm të diskutojë për kufirin me Kosovën

Podgoricë, 10 dhjetor - Qeveria e Malit të Zi, është shprehur e gatshme të debatojë çështjen e kufirit me Kosovën që çoi në mospajtime të thella ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe partive opozitare.

Në një njoftim të qeverisë malazeze thuhet se me marrëveshjen për shënimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi janë “zyrtarizuar kufijtë administrativë në harmoni me Kushtetutën e ish-Jugosllavisë të vitit 1974”.

Por, thuhet në njoftim se nëse ekziston dyshimi se nuk është vepruar kështu dhe se është bërë gabim, jemi të gatshëm që këtë ta shqyrtojmë, sepse nuk dëshirojmë çfarëdo mospajtimesh me fqinjët, duke pasur parasysh interesat shtetërore dhe kombëtare të Malit të Zi.

Në njoftim thuhet se ky qëndrim i kryeministrit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, i është transmetuar kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, dhe zyrtarëve të tjerë të Kosovës.

Qeveria e Malit të Zi thotë se mospajtimet në Prishtinë për marrëveshjen për kufirin shtetëror me Malin e Zi, konsiderojmë se janë çështje e brendshme e Kosovës.

Marrëveshja për kufirin ishte nënshkruar në fund të muajit gusht, një ditë para se Kosovë dhe Serbia të merreshin vesh për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Duke kundërshtuar këto marrëveshje, të cilat i cilësojnë si të dëmshme për sovranitetin dhe tërësinë tokësore të Kosovës, partitë opozitare  bllokuan punën e parlamentit që nga 22 shtatori, duke hedhur gaz lotsjellës.

Ato i kërkojnë qeverisë të anulojë marrëveshjet apo t’i hedh ato në referendum, në të kundërtën sipas tyre vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)