Mali i Zi dhe Kosova nënshkruajnë marrëveshjen kufitare
Vjenë, 26 gusht - Qeveria e Malit të Zi ka paralajmëruar se sot në Vjenë do ta nënshkruhet marrëveshja kufitare me Kosovën.
Kjo marrëveshje do të nënshkruhet paka para samitit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Vjenë, që pritet të filloj nesër.
Kjo marrëveshje e vërteton përkushtimin për afirmimin dhe forcimin e vazhdueshëm të marrëdhënmieve të mira fqinjësore, me respektimin e plotë të sovranitetit dhe integritetit territorial të secilit shtet, thuhet në kumtesën e qeverisë së Malit të Zi.