Mali i Zi bëhet kombi i 29-të kontribues në KFOR
Prishtinë, 23 tetor - Që nga sot, Mali i Zi është kombi i 29-të që kontribuon në misionin më të gjatë dhe më të suksesshëm të NATO-s, KFOR.
Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Majori Salvatore CUOCI kryesoi ceremoninë mikpritëse të organizuar sot në kampin Film City, ku ishte prezent, Ministri i Mbrojtjes së Republikës të Malit të Zi, Predrag Boshkoviq.
Një oficer i stafit nga Mali i Zinga Mali i Zi I është bashkuar personelit të 28 shteteve (20 anëtarë të NATO-s dhe 8 partnerë) të cilët aktualisht kanë trupa kontribuese në KFOR.
“Për një vend fqinj si Mali i Zi është e rëndësishme për të kontribuar në mjedisin e qetë dhe të sigurtë dhe lirinë e lëvizjes në Ballkanin Perëndimor dhe duke zgjedhur të jetë pjesë e një operacioni si KFOR-i, është një hap konkret drejt normalizimit të rajonit,” tha komandanti i KFOR-it, Gjeneral MAJOR Salvatore CUOCI në fjalën e tij të hapjes gjatë ceremonisë.
NATO mirëpret çdo kontribut të mëtejshëm në KFOR nga çdo anëtar ose partner për të konsoliduar stabilitetin dhe sigurinë në Ballkan. Prania e Malit të Zi në KFOR është përkrahje shtesë në “Përkushtimin e Qëndrueshëm” të KFOR-it.