16 Janar 2025

Maksymiuk premton avancimin e raporteve mes FSK-së dhe ushtrisë Kanadeze

Prishtinë, 16 mars - Ministri i Forcës së Sigurisë të Kosovës, Haki Demolli, priti sot ambasadorin jo-rezident të Kanadasë në Republikën e Kosovës, Daniel Maksymiuk, të cilin z. Demolli e falënderoi për përkrahjen që Kanadaja dhe Ministria e saj e Mbrojtjes po japin për MSK-në.

Ministri Demolli dhe ambasadori Maksymiuk biseduan edhe për marrëdhëniet e mira  ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Kanadasë, me theks të veçantë për bashkëpunimin e mirë ndërmjet dy ministrive të Mbrojtjes.

Ministri Demolli, me këtë rast, e njoftoi ambasadorin me zhvillimet e përgjithshme në FSK dhe me zhvillimet rreth projektligjit për FSK-në.

Gjithashtu ministri Demolli dhe ambasadori Maksymiuk biseduan edhe për mundësitë e bashkëpunimit jo vetëm  ndërmjet FSK-së dhe Forcave të Armatosura të Kanadasë, por edhe në fusha tjera përkatëse në nivel vendi.

Nga ana e tij, ambasadori Daniel Maksymiuk premtoi se do të angazhohet për thellimin e  bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Kanadasë edhe në fusha tjera,  dhe në këtë kontekst edhe në mes FSK-së dhe Forcave të Armatosura të Kanadasë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)