Makifete Saliuka zgjedhet anëtare e Këshillit Gjyqësor të Kosovës
Prishtinë, 10 gusht - Gjykata e Apelit më datën 5 gusht ka mbajtur takimin e kolegjiumit të gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit për përzgjedhjen e anëtarit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Ky proces është zhvilluar konform Rregullores mbi Zgjedhjen e Anëtarëve të Këshillit Gjyqësor.
Në këtë proces zgjedhor kanë marrë pjesë dy kandidate të cilat janë nomimuar nga radhet e gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit dhe me shumicë votash të gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit është zgjedhur gjyqtarja Makifete Saliuka.
Mandati i anëtarit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës është 5 vjeçar.