26 Dhjetor 2024

Majori i KFOR-it Christian Kas, kundër shqiptarëve në veri

Mitrovicë, 4 nëntor - Në barrikadën e Zupçit, që nga e enjtja qëndron ish-majori i KFOR-it, Christian Kas. Ai u “ka kërkuar falje serbëve për atë se çfarë ka bërë si oficer në shërbimin informativ të forcave ndërkombëtare në Kosovë”.

Deklaratat e tij nuk janë të çuditshme, sepse pas raportimeve në shumë vende të krizës në botë, ka vendosur të kthehet në Serbi, “të cilën e cilëson si vendlindjen e dytë”.

Në një intervistë për Novosti, ai thotë se duke u bazuar në “euforinë mediatike” për Kosovën, ka vendosur të bëhet anëtar i KFOR-it. Shton se fal arsimimit dhe përvojës në gazetari, ka marrë gradën e majorit, dhe se para ardhjes këtu ka mësuar shumë për Kosovën në Institutin norvegjez të Çështje Ndërkombëtare, shkruan telegrafi.

“Por, u pa që nuk isha mjaft i përgatitur për realitetin në terren. Nuk isha i vetëdijshëm se KFOR-i nuk po e bënë punën e tij. Ne ishim qyqarë, sepse e kemi lejuar UÇK-në të bëhet Trupë Mbrojtëse e Kosovës e më vonë Polici e Kosovës. Kështu, elementet kriminale kanë fituar status legjitim në institucionet e Kosovë”, thotë Kas.

“Informimin e kanë udhëhequr oficerët profesionist amerikanë dhe britanikë, ndërsa unë isha i obliguar të përcjelli qëndrimet e gatshme”.

Kas ndjen dhembje për kthimin e azilantëve serbë nga Norvegjia, ndërsa nuk kursen akuzat kundër shqiptarëve. Madje, për këtë thotë se do ta shkruaj një libër.

“Shpresoj që politikanët norvegjezë dhe ata perëndimor do ta lexojnë atë libër dhe do të mendojnë për përgjegjësinë e madhe morale që e kanë kur vendosin të nisin një luftë. Ata nuk i kuptojnë pasojat e vendimeve, prandaj ky libër futet në retorikën e luftës dhe dinamikën imediate që i paraprinë çdo lufte”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)