16 Janar 2025

Majhen premton vazhdimin e bashkëpunimit me FSK-në

Prishtinë, 22 shtator - Sot, ministri i MFSK-së, Haki Demolli takoi ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Miljan Majhen. Me këtë rast, ministri Demolli falënderoi ambasadorin e Sllovenisë për ndihmën e Qeverisë Sllovene për Kosovën dhe FSK-në.

Duke theksuar raportet e mira në mes dy shteteve dhe dy ministrive, si shembull bashkëpunimi, theksoi edhe pjesëmarrjen e një kontingjenti të FSK-së, në ushtrimin fushor “Reagimi i Menjëhershëm 15” të mbajtur në Slloveni dhe Kroaci, gjatë javës së shkuar.

Gjithashtu, Ministri Demolli e njoftoi ambasadorin me zhvillimet e reja në MFSK, me theks të veçantë, zhvillimet në procesin e transformimit të FSK-së, në Forcat të Armatosura.

Gjatë takimit u bisedua edhe për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të MFSK-së përkatësisht FSK-së me Ministrinë e Mbrojtjes së Sllovenisë dhe Ushtrinë e saj.

Nga ana e tij, ambasadori i Sllovenisë z. Majhen, shprehi kënaqësinë për nivelin e bashkëpunimit të deritashëm në mes dy shteteve, posaçërisht në mes Ushtrisë së Sllovenisë dhe FSK-së.

Ai vlerësoi arritjet e FSK-së, dhe njëherë premtoi vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)