Mafia shqiptare dominon trafikun e drogës në Evropë
Bruksel, 20 mars - Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë vetëm një rajon tranzit, por edhe një burim i madh i armëve në trafikun e lëndëve narkotike. Siopas një studimi të Europol rreth 3.600 grupe të krimit të organizuar janë aktualisht aktiv në BE.
Sipas raportit trafikimi ndërkombëtar i drogës mbetet veprimtaria më aktive e krimit të organizuar, por gjithashtu identifikohen edhe shfaqje të fenomeneve të reja kriminale, shumë të lidhura me krizën e tanishme ekonomike dhe internetin.
Një rracë e re e grupeve të krimit të organizuar është në zhvillim në Evropë, e aftë të veprojnë në vende të shumta dhe sektorë penale. Këto grupe nuk janë më të definuar nga kombësia e tyre, ose specializimin në një fushë të krimit, por nga një aftësi për të vepruar në një bazë ndërkombëtare, me një fokus të biznesit si në maksimizimin e fitimit dhe duke minimizuar rrezikun. Ato janë mishërim i shoqërisë së re tonë të globalizuar , thotë Rob Wainëright, Drejtor i Europol.
Sa i përket vendit tonë, Shqipëria futet në një grup me Turqinë dhe Pakistanin si tre vendet që dominojnë në tregun e lëndëve narkotike. Raporti thekson se grupe nga Shqipëria dominojnë në trafikun e drogës në Evropë.