LVV me kallëzim penal për menaxherin e prokurimit të Komunës së Podujevës
Prishtinë, 1 tetor - Lëvizja Vetëvendosje! Qendra Podujevë ka njoftar se sot përfaqësues të Qendrës së LV-së dorëzuan Kallëzim Penal në Pallatin e Drejtësisë për aferën e menaxherit të prokurimit publik të komunës, Rasim Fejza për kurdisjen e tenderëve dhe favorizimin që bënë një kompanie e cila është e afërt me udhëheqësit e Komunës.
"Ne kemi dorëzuar një video ku paraqet qartë mënyrën e veprimit të zyrës së prokurimit në Podujevë", thekson LVV Qendra në Podujevës.
Fejza në këto veprime ka bërë shkelje flagrante të rregullave të etikës dhe ligjit të prokurimit publik, duke bërë presion tek operatori ekonomik që të tërhiqet nga procesi i tenderimit, me kusht që tenderin ta marrë një person i preferuar i Rasim Fejzës edhe pse çmimi është më i lartë për më shumë se 6 mijë euro.
Si kundërshpërblim, Fejza pronarit të operatorit ekonomik i premton punësimin e vajzës.
Në këtë rast, Rasim Fejza thotë se e ka marrë bekimin e shefit të tij, kështu që bazuar në rregulloren, shefi i tij i bie që është kryetari i Komunës, atë kohë ishte Agim Veliu.
Prokuroria e ka rastin ta dëshmojë vetën dhe ta hetojë këtë rast që ka shumë bazë ligjore për ndjekje penale.