06 Maj 2024

Lushtaku me avokat amerikan

Prishtinë, 3 korrik - Terree Bowers është emri i cili shumë shpejt mund të jetë avokat i dytë i kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku, krahas Arianit Kocit.

I dyshuar për krime lufte nga EULEX-i, Sami Lushtaku, i cili dyshohet për shtatë vepra penale që supozohet se i ka kryer gjatë vitit 1998, po planifikon ta angazhojë avokatin e njohur amerikan nga Los Anxhelos, që bashkë me avokatin vendës, ta hartojnë planin dhe mbrojë atë.

Bowers që ka shërbyer në SHBA në pozita të ndryshme në sistemin amerikan të drejtësisë, ka aplikuar për licencë në Odën e Avokatëve të Kosovës.

Flamur Ramadani, zëdhënës i Odës së Avokatëve, i ka thënë Tribunës se avokati amerikan Teri Bauers, ka aplikuar për licencë në këtë institucion në mënyrë që të ketë të drejtë të veprojë në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)