Lushtaku e Selimi me avokat të Tribunalit të Hagës
Prishtinë, 7 janar - Sylejman Selimi dhe Sami Lushtaku kanë angazhuar avokat me përvojë në Gjykatën e Hagës.
Selimi pritet të përfaqësohet në gjykim nga avokati amerikan, Gregory Guy Smith, i cili e ka mbrojtur Idriz Balajn në Gjykatën për krime të luftës në ish-Jugosllavi.
Ndërsa Lushtaku do të mbrohet nga Nick Kaufman nga Izraeli, i cili ka mbrojtur shumë njerëz të njohur në botë.
Ata të dy, kanë aplikuar për licencim në Odën e Avokatëve të Kosovës, prganet e së cilës janë duke e shqyrtuar aplikimin e tyre, shkruan Koha Ditore.
Avokati i Selimit thuhet se ka paraqitur marrëveshje për bashkëpunim me avokatin vendor Tomë Gashi, kurse ai i Lushtakut ende nuk ka paraqitur marrëveshje për bashkëpunim me avokatët vendor