16 Janar 2025

Lushtaku do të transferohet në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdofc

Prishtinë, 23 shtator - Gjykata Themelore e Mitrovicës ka marrë vendim të martën që Sami Lushtaku të transferohet në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdofc të Podujevës, ka njoftuar zëdhënësja e EULEX-it, Besa Domi.

Vendimi është marrë pas një seance që ka përfunduar pak para mesnatës, merr vesh Koha.net.

Sami Lushtaku është dënuar më 12 vjet burgim për krime lufte. Ai dje pasdite u arrestua në Prishtinë, pak kohë pasi ishte sjellë në QKUK për trajtim. Lushtaku u kishte humbur gardianëve që e kishin sjellë aty, por policia e EULEX-it që po vëzhgonte lëvizjet e tij tash e disa muaj, e kapi jashtë ambienteve spitalore.

Edhe më herët është raportuar se Lushtaku, ndonëse nën regjimin e të burgosurit, shpesh është gjetur jashtë ambienteve të burgut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)