Lunacek: UÇK-ja luftoi kundër Millosheviqit dhe për pavarësi
Bruksel, 29 korrik - Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunacek, ka thënë se raporti i Clint Williamsonit për tregti me organe njerëzore në Kosovë do të sjellë zbardhjen e përgjegjësisë.
Lunacek ka apeluar te Bashkimi Evropian që sa më parë të formohet gjykata e cila do të merret me pohimet dhe do të ngritë aktakuza kundër individëve përgjegjës.
Aktakuzat për krimet e dyshuara kundër njerëzimit që kanë kryer luftetarët e lartë të UÇK-së me vite të tëra po i rëndojnë raportet ndërfqinjësore në rajon, ka thënë ajo, duke shprehur kënaqësinë qe raporti i Ëilliamsonit tash ofron mundësi për zbardhjen e përgjegjësisë.
Ajo ka theksuar se është mirë që në raport flitet për akuza kundër individëve, e jo kundër tërë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila ka luftuar kundër dhunës së regjimit të Sllobodan Millosheviqit dhe për pavarësinë e Kosovës