Lunacek mbështetë fillimin e dialogut për liberalizimin e vizave
Prishtinë, 28 tetor - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, priti në takim Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, znj.Ulrike Lunacek. Në këtë takim u diskutua për të arriturat në plotësimin e kushteve për Liberalizimin e Vizave me Bashkimin Evropian.
Ministri Rexhepi falënderoi eurodeputeten Lunacek për angazhimin e deritanishëm dhe e informoi për progresin e arritur dhe angazhimet që ka ndërmarrë Ministria e Punëve të Brendshme për fillimin e dialogut për viza me Bashkimin Evropian gjatë këtij viti.
Ndërsa, eurodeputetja Ulrike Lunacek vlerësoi përkushtimin dhe rezultatet e arritura nga institucionet e Republikës së Kosovës, duke kërkuar që të vazhdohet me këtë angazhim edhe në javët dhe muajt e ardhshëm.
Në këtë takim u diskutua edhe për situatën e sigurisë në Kosovë, me fokus në pjesën veriore të vendit, me çrast të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se rendi dhe ligji duhet të vendoset edhe në atë pjesë të vendit, për ti hapur perspektivë zhvillimit edhe të asaj pjese të vendit.