Lunacek kërkoi luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit
Prishtinë, 21 janar - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka pritur në takim raportuesen e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunacek.
Ministri Rexhepi e falënderoi Eurodeputeten Lunacek për kontributin e saj në procedimin e rezolutës për Kosovën në Parlamentin Evropian.
Në këtë takim, ministri Rexhepi shfrytëzoi rastin të informojë, znj. Lunacek rreth arritjeve të Republikës së Kosovës në zbatimin e kritereve që dalin nga procesi i liberalizimit të vizave dhe zbatimin e marrëveshjeve që rrjedhin nga dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Ndërsa, eurodeputetja Lunacek vlerësoi zhvillimet në Republikën e Kosovës dhe reformat e ndërmarra me qëllim të konsolidimit të sundimit të ligjit në vend.
Gjithashtu ajo inkurajoi vazhdimin e reformave dhe rritje të efikasitetit në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.