17 Janar 2025

Lumezi takohet me Avokatin e Popullit, Hilmi Jashari

Prishtinë, 5 shkurt - Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, priti sot në një takim pune Avokatin e Popullit, Hilmi Jashari, ku u bisedua për sfidat, me të cilat ballafaqohen Prokurori i Shtetit dhe Avokati i Popullit, gjatë përmbushjes së kompetencave dhe mandateve kushtetuese e ligjore që kanë.

Me theks të veçantë në këtë takim u diskutua për zbatimin e rekomandimeve  të institucionit të Avokatit të Popullit nga ana e Prokurorit të Shtetit lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut, të garantuara me kushtetutën e vendit, si dhe me marrëveshjet dhe instrumentet  ndërkombëtare, të zbatuara në Republikën e Kosovës.

Të dyja palët u pajtuan që të angazhohen në intensifikimin e bashkëpunimit në mes këtyre dy institucioneve, në funksion të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut, zbatimit të ligjshmërisë dhe fuqizimit të sundimit të ligjit në vendin tonë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)