17 Janar 2025

Lumezi priti në takim drejtorin e ATK-së, Sakip Imeri

Prishtinë, 15 shkurt - Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, priti sot në një takim pune drejtorin e Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri, ku u bisedua për mundësinë e rritjes së efikasitetit të punës së Prokurorit të Shtetit, në rastet kur paraqitet nevoja që të sigurohen informatat për personat që bien ndesh me ligjin dhe i shmangen obligimeve tatimore.

Me theks të veçantë në këtë takim u diskutua për mundësinë e zgjerimit të bashkëpunimit edhe ne fushën e trajnimeve të përbashkëta në mes prokurorëve të Shtetit dhe hetuesve tatimor, lidhur me luftën kundër korrupsionit, krimeve ekonomike dhe krimeve financiare.

Të dyja palët u pajtuan që të angazhohen në intensifikimin e bashkëpunimit në mes këtyre dy institucioneve, në funksion të ngritjes së vetëdijes së tatimpaguesve për të bërë deklarimin e saktë të obligimeve tatimore të çdo individi dhe çdo biznesi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)