Lumezi pritet të zgjidhet kryeprokuror i Shtetit
Prishtinë, 20 shkurt - Prej gjashtë muajsh Prokuroria e shtetit, praktikisht është pa udhëheqës. Kjo nuk është rastësi, por një skenar i mirëpërgatitur, me qëllim që ti jepej kohë politikës për të emëruar në krye të Prokurorisë së shtetit njeriun e saj.
Pas dështimit të procesit të parë për kryeprokuror të shtetit, ku përgjegjësia mbeti pa autorë, disa prej anëtarëve të Këshillit Prokurorial morën nismën për të dalë nga ky ngërç, duke kërkuar përshpejtimin e procesit të përzgjedhjes së kryeprokurorit të shtetit.
Anëtarët: Idain Ismaili, Jetish Maloku, Sevdije Morina dhe Bajram Ukaj u përballën fort me të deleguarit e politikës në Këshill dhe arritën të konkretizojnë procesin edhe pas tërheqjes nga gara të pesë kandidatëve.
Kur sot pritet të intervistohet kandidati Aleksandër Lumezi dhe njëherësh pritet finalizimi i procesit, KPK-ja vijon të jetë e ndarë në dy pjesë.
/Kosova Sot/