15 Janar 2025

Lumezi, në pritje të vendimit të presidentes

Prishtinë, 6 prill - Janë mbushur dyzet e dy ditë qëkur emri i Aleksandër Lumezit, i nominuar për postin e kryeprokurorit të Shtetit, ka shkuar në Presidencë.

Por, kjo e fundit ende nuk e ka marrë vendimin për emërimin ose jo të tij në postin e të parit të Prokurorisë.

Presidentja Jahjaga deri më tani as nuk ka dalë me ndonjë qëndrim se kur do ta marrë këtë vendim, derisa këshilltarët e saj, gjatë disa paraqitjeve kanë thënë se presidentja i ka 60 ditë afat për ta marrë një vendim përkitazi me kryeprokurorin e Shtetit.

Aleksandër Lumezi vazhdon të qëndrojë në pozitën e kryeprokurorit të Prokurorisë së Apelit në Prishtinë dhe njëkohësisht në pritje të vendimit të presidentes.

Ai thotë se nuk e di arsyen se pse po ndodh kjo vonesë ngase, sipas tij, nuk është e përcaktuar askund në ligj që presidentja i ka 60 ditë afat.

/zeri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)