15 Janar 2025

Lumezi merr përkrahjen nga Mustafa

Prishtinë, 29 prill - Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në takim pune kryeministrin e Republikës së Kosovës, Isa Mustafa.

Fillimisht në këtë takim kryeprokurori Lumezi e njoftoi kryeministrin Mustafa me sfidat me te cilat po ballafaqohet dhe synimet e tij si kryeprokuror i Shtetit që kanë për  qëllim të vetëm rritjen e efikasitetit të punës së prokurorit të Shtetit.

Kryeprokurori Lumezi morri përkrahje nga kryeministri Mustafa, në emër të Qeverisë së Kosovës, duke e inkurajuar që të punojë pa ndikime politike, pasi që Prokurori i Shtetit, është dhe duhet të jetë institucion i pavarur.

Kryeministri Mustafa i premtoi kryeprokurorit Lumezi, se Qeveria do ta përkrahë maksimalisht kryeprokurorin e Shtetit, gjithmonë duke u ruajtur nga ndërhyrja dhe nga infiltrimi politik, pasiqë dëshirojmë që së bashku t’i realizojmë detyrat tona sa i përket zhvillimit ekonomik, forcimit të shtetit ligjor, dhe luftës së krimit të organizuar dhe korrupsionit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)