17 Janar 2025

Lumezi kërkoi rritje të efikasitetit në luftimin e korrupsionit

Prishtinë, 13 janar - Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, zhvilloi një takim të përbashkët pune me prokurorët e Departamentit për Krime të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, si dhe me anëtarët e Komisionit Mbikëqyrës të Njësitit për luftimin e korrupsionit dhe krimeve ekonomike, përfshirë sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë së paligjshme.

Bazuar në vendimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, të datës 29 dhjetor 2015, gjatë këtij takimi u themelua Njësiti për luftimin e korrupsionit dhe krimeve ekonomike, përfshirë sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë së paligjshme, në kuadër të Departamentit për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, i cili pritet të filloj së funksionuari më 1 shkurt 2016.

Gjithashtu, gjatë këtij takimi u caktuan edhe pesë prokurorët nga Departamenti për Krime të Rënda, të cilët do të punojnë në këtë njësit.

Kryeprokurori Lumezi njoftoi prokurorët se Komisioni mbikëqyrës i themeluar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, do të bëj vlerësimin e punës së prokurorëve të angazhuar në këtë njësit, si dhe do t’i raportoj Këshillit Prokurorial çdo tre muaj, duke kërkuar nga të gjithë prokurorët të tregojnë sukses në luftimin e korrupsionit dhe krimeve ekonomike, në të kundërtën do të ndëshkohen për mos kryerjen me sukses të punëve.

Gjithashtu, kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, njoftoi se qëllimi i themelimit të këtij njësiti është zvogëlimi i numrit të pazgjidhur të lëndëve të korrupsionit dhe krimeve ekonomike, rritja e efikasitetit të punës, ngritja e nivelit të bashkëpunimit, ngritja e kapaciteteve, duke përfshirë specializimin e prokurorëve dhe rregullimi i llogaridhënies.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)