16 Janar 2025

Lumezi i gatshëm për marrjen e kompetencave nga EULEX-i

Prishtinë, 14 gusht - Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka pritur sot në takim, shefin e misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e Ligjit, z. Gabriele Meucci.

Në këtë takim është biseduar lidhur me periudhën kalimtare për dorëzimin e kompetencave nga EULEX-i tek Prokurori i Shtetit, në mënyrë që prokurori i Shtetit të jetë sa më i gatshëm për marrjen  dhe trajtimin e të gjitha lëndëve pa pësuar as në kualitet e as në humbje të kohës.

Kryeprokurori i Shtetit, z. Aleksandër Lumezi, ka vlerësuar lartë përkrahjen dhe bashkëpunimin e dhënë të EULEX-it për sistemin prokurorial dhe Prokurorin e Shtetit.

Ndërkaq, Gabriele Meucci, ka thënë se EULEX-i, është i përqendruar në ofrimin e shërbimeve të sundimit të ligjit deri sa përparimi i autoriteteve vendase ta mundësojë bartjen e plotë të funksioneve ekzekutive tek autoritetet vendase.

Kryeprokurori i Shtetit, z. Aleksandër Lumezi, dhe shefi i misionit të Bashkimit Evropian z. Gabriele Meucci, janë pajtuar që të intensifikojnë sa më shumë që është e mundur bashkëpunimin edhe ashtu shumë të mirë mes EULEX-it dhe Prokurorit të Shtetit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)