Lumezi fiton 81.28 përqind të pikëve
Prishtinë, 20 shkurt - Këshilli Prokurorial i Kosovës në pajtim me nenin 16 të Rregullores për kriteret dhe procedurën e nominimit dhe propozimit për emërim të Kryeprokurorit të Shtetit ka zhvilluar intervistimin e kandidatit Aleksander Lumezi për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.
Në pajtim me nenin 17 pika 11 e rregullores së lartpërmendur, Këshilli Prokurorial i Kosovës, publikon numrin e pikëve të kandidatit në bazë të intervistës dhe dokumenteve tjera të vlerësimit.
Kandidati Aleksander Lumezi ka fituar 81.28 përqind të pikëve në procesin e vlerësimit.
Këshilli prokurorial i Kosovës sot më date 20 shkurt 2015, në ora 15:00 do të zhvilloj procesin e votimit për Kryeprokuror të Shtetit i cili proces është i hapur për media dhe publikun.