14 Janar 2025

Lumezi e njofton gjeneralin Cuoci, me punën e sistemit prokurorial

Prishtinë, 1 mars - Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it, Gjeneralin Salvatore Cuoci.

Kryeprokurori Lumezi fillimisht e ka falënderuar gjeneralin Cuoci, për angazhimin dhe sigurinë e dhënë nga KFOR-i, për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Po ashtu, Lumezi e ka njoftuar gjeneralin Cuoci, me funksionimin dhe punën e sistemit prokurorial e në veçanti të Prokurorit të Shtetit, ku ka theksuar se institucioni të cilin e udhëheq ai është i përkushtuar në luftimin e dukurive të këqija si, luftimi i krimit të organizuar, korrupsionit, terrorizmit, krimeve ekonomike dhe krimet e luftës.

I pari i Prokurorisë së Shtetit, ka theksuar se prokurorët e Shtetit janë të vendosur dhe të gatshëm që të kontribuojnë në forcimin e sundimit të ligjit, si dhe të përballen me sfidat që i ka para i gjithë sistemi prokurorial.

Ndërkaq, komandanti i KFOR-it, Salvatore Cuoci, u shpreh se do të mbetet i përkushtuar që të ketë ambient të qetë, lëvizje të lirë dhe të sigurt  për të gjithë qytetarët e Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)