Lumezi dhe Morina në konferencën rajonale Evropiane në Tiranë
Tiranë, 23 maj - Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe Zëvendës kryeprokurorja e Shtetit, Sevdije Morina, janë dukë marrë pjesë në punimet e Konferencës së gjashtëmbëdhjetë (16) Rajonale Evropiane me temën Qasjet e reja hetimore ndaj organizatave që përdorin internetin, e cila është duke u mbajtur në Tiranë.
Kryeprokurori Lumezi gjatë punimeve të konferencës ka zhvilluar takime të ndara me delegacionet e ndryshme pjesëmarrëse në konferencë si dhe me përfaqësuesit e Asociacionit Ndërkombëtar të Prokurorëve (IAP).
Në këtë konference janë duke marrë pjesë shumë shtete nga regjioni dhe më gjerë.
Konferenca organizohet nga Asociacioni Ndërkombëtar i Prokurorëve dhe Prokuroria e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë.