Lukshiç kërkon një polici rajonale vetëm për Ballkanin
Podgoricë, 30 maj - Do të quhet BalPol dhe do të jetë policia e parë ballkanike, e cila do të merret kryesisht me luftën kundër korrupsionit, imigrimeve ilegale dhe sidomos kundër kriminalitetit.
Të paktën kjo është ideja e Igor Lukshiçit, shefi i diplomacisë malazeze, i cili ia ka shprehur idenë e tij edhe komisionarit evropian për Zgjerim Stefan Fule.
Sipas kësaj ideje të Igor Lukshiçit, ky bashkëpunim i policisë rajonale duhet të përfshijë Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë, Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën