16 Janar 2025

Luksemburgu përkrah Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave

Prishtinë, 28 mars - Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Luksemburgut, Jean Asselborn.

Me këtë rast, ministri Hyseni e njoftoi për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend, si dhe për proceset aktuale të Republikës së Kosovës.

Të dy ministrat biseduan për çështjen e migrimit të pa rregullt të qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët po qëndrojnë në Luksemburgut dhe për format e marrëveshjes së riatdhesimit të tyre në Kosovë.

Po ashtu, ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn, ofroi përkrahjen e shtetit të tij për Republikën e Kosovës sa i përket procesit të liberalizimit të vizave dhe në përkrahjen në nismat për anëtarësim të Republikës së Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)